Moti ne Shqiperi

Me pozicionin e saj te favorshem perballe deteve Adriatik dhe Jon, si dhe malesite e mbeshtetura mbi pjesen e ngritur te Ballkanit, Shqiperia ka nje numer te madh zonash klimaterike, krahasuar kjo me siperfaqen e saj modeste. Ultesirat bregdetare kane klime tipike mesdhetare, me dimer te bute dhe vere te lagesht. Temperaturat mesatare variojne nga 7°C ne dimer e deri ne 24°C ne vere. Pjesa malore karakterizohet nga nje klime mesdhetare-kontinentale, e shkaktuar kjo nga masat ajrore qe mbizoterojne Evropen lindore dhe Ballkanin. Veçori kryesore te kesaj zone jane ererat e fuqishme me drejtimin verior dhe veri-lindor si dhe temperaturat mesatare disi me te uleta. Sasia e reshjeve eshte mesatarisht e larte si rezultat i kombinimit te dy rrymave ajrore, ato mesdhetare dhe kontinentale. Niveli i reshjeve varion nga 600 mm ne vit ne fushegropen e Korçes, ne 3100 mm ne vit ne Boge, te Alpeve Shqiptare Ketu, gjithashtu, vlen per t'u theksuar se rreth 95% e shirave te te gjithe vendit bien ne sezonin dimeror.

MotiLokal

Nisur ne Prill 2013, motilokal.com eshte programi me i plote shqiptar qe jep te dhenat e sakta te motit aktual dhe parashikimit te motit per qytetet shqiptare dhe me gjere. Parashikimi i motit perfshine 10 dite, me te dhenat e temperaturave minimale dhe maksimale te dites.

Moti ne qytetin tuaj

Shperndaje