Tufa e elefantëve të famshëm të Kinës, kapet duke pushuar pas 600 kilometra rrugëtim

Tufa e elefantëve të famshëm të Kinës, kapet duke pushuar pas 600 kilometra rrugëtim

Një tufë elefantësh aziatikë të arratisur që ka magjepsur Kinën është kapur sot nga kamerat duke pushuar pranë një fshati në qytetin Xiyang pas rrugëtimit rreth 600 kilometra, që prej largimit të tyre nga rezervati natyror në veri të vendit.

Autoritetet po monitorojnë nga afër migrimin e tyre ndërsa elefantët enden nëpër fusha, fshatra dhe qytete.

Qeveria lokale ka vendosur 14 dron dhe rreth 500 njerëz për ta mbajtur tufën të sigurt, për të mbyllur rrugët dhe për t'u përpjekur të drejtojë elefantët në jug-perëndim, njoftoi CGTN.

Elefantë që flenë

Përpjekjet e mëparshme për t'i kthyer ata kanë dështuar, por tufa duket se po kthehet dhe po shkon në shtëpi, ndoshta në Rezervatin Natyror Mengyangzi në Xishuangbanna, në provincën jug-perëndimore Yunnan.

Gjatë rrugëtimit të tyre epik, elefantët janë filmuar nga dron dhe kamera sigurie duke ecur natën në rrugët mes qyteteve, si dhe duke shkaktuar dëme në të mbjella dhe frikë mes banorëve.

Elefantët në Eshan

Tufa ka bastisur ferma në kërkim të ujit e ushqimit, kanë dëmtuar një dyqan makinash dhe kanë rrethuar një shtëpi kujdesi për të moshuarit, duke bërë që rezidentët të fshiheshin poshtë krevateve, sipas raportimeve vendase.

Autoritetet thonë se dëmet e elefantëve në hambarët dhe të mbjellat e fermerëve kanë arritur në 6.8 milionë huan (1.1 milionë dollarë)./Motilokal.com