Zogu me sistem aerodinamik të një ‘avioni luftarak’ thyen rekordin botëror të fluturimit

Zogu me sistem aerodinamik të një ‘avioni luftarak’ thyen rekordin botëror të fluturimit

Një zog që thuhet të ketë sistemin aerodinamik të një “avioni luftarak” është gjurmuar duke fluturuar më shumë se 12,000 km nga Alaska në Zelandën e Re, duke vendosur një rekord të ri botëror për fluturimet pa ndërprerje të shpendëve.

Zogu i cili mban një unazë të kuqe, blu dhe të bardhë për identifikim në këmbët e tij, si dhe një etiketë satelitore në pjesën e poshtme të shpinës, zogu mashkull u gjurmua nga shkencëtarët ndërsa u nis nga Alaska jugperëndimore më 16 shtator, siç raporton The Guardian.

Vetëm 11 ditë më vonë, zogu arriti në një gji pranë Auckland. Zogu bëri udhëtimin e tij trans-Paqësor duke fluturuar me shpejtësi deri në 88.5 kilometra në orë.


Godwit mashkull, me peshë standarde e të cilit është midis 190gm dhe 400gm, mund të dyfishohet në madhësi përpara një fluturimi të gjatë, por është në gjendje të tkurrë organet e tij të brendshme për të lehtësuar ngarkesën.

Pasi u larguan nga Alaska, zogjtë u drejtuan në jug të Ishujve Aleutian dhe në Oqeanin Paqësor. Udhëtimi mendohet të jetë zgjatur nga erërat e forta të Lindjes, të cilat e shtynë grupin drejt Australisë.

Sateliti regjistroi një fluturim pikë-për-pikë prej 12,854 kilometra, por shkencëtarët besojnë se sapo të merren parasysh gabimet e rrumbullakosjes, udhëtimi do të ketë qenë rreth 12,200 kkilometra. Vlerësohet se koha totale e fluturimit ishte 224 orë. Fluturimi i mëparshëm më i gjatë i regjistruar pa ndalesë nga një zog, prej 11,680 kilometra, u regjistrua në 2007./Motilokal.com