Reshje shiu e ulje temperaturash, ky pritet të jetë moti për sot dhe fundjavë në Shqipëri e Kosovë

Reshje shiu e ulje temperaturash, ky pritet të jetë moti për sot dhe fundjavë në Shqipëri e Kosovë

Moti i ligë me reshje shiu ka përfshirë pothuajse tërë territorin e Shqipërisë që nga pasditja e djeshme. Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme me intensitet të lartë në orët e para të ditës, ndërsa pasdite moti do të jetë pjesërisht me re dhe intervale me diell.

Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 16 deri në 20 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot pothuajse të kthjellët gjatë paradites, kurse pasdite me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 12 deri në 18 °C.

E diela do të mbajë mot të kthjellët dhe me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 14 deri në 18 °C.

Ndërsa sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu kryesisht në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë pjesës së dytë moti do të jetë pjesërisht me re.

Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 12 deri në 17 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot pothuajse të kthjellët, ku në mëngjes vende-vende edhe me riga lokale shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 9 deri në 17 °C.

E diela do të mbajë mot pjesërisht me re dhe riga lokale shiu në mëngjes, ndërsa pasdite pothuajse i kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 8 deri në 10 °C./Motilokal.com