Mbani çadrat me veti, moti sot në Kosovë do të jetë me shi

Mbani çadrat me veti, moti sot në Kosovë do të jetë me shi

Sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu kryesisht në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë pjesës së dytë moti do të jetë pjesërisht me re.

Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 12 deri në 17 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot pothuajse të kthjellët, ku në mëngjes vende-vende edhe me riga lokale shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 9 deri në 17 °C.

E diela do të mbajë mot pjesërisht me re dhe riga lokale shiu në mëngjes, ndërsa pasdite pothuajse i kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 8 deri në 10 °C./Motilokal.com