Vranësira dhe rrebeshe shiu, njihuni me parashikimin e motit për sot dhe fundjavë në Shqipëri

Vranësira dhe rrebeshe shiu, njihuni me parashikimin e motit për sot dhe fundjavë në Shqipëri

Moti i ligë me reshje shiu ka përfshirë pothuajse tërë territorin e Shqipërisë që nga pasditja e djeshme. Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme me intensitet të lartë në orët e para të ditës, ndërsa pasdite moti do të jetë pjesërisht me re dhe intervale me diell.

Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 16 deri në 20 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot pothuajse të kthjellët gjatë paradites, kurse pasdite me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 12 deri në 18 °C.

E diela do të mbajë mot të kthjellët dhe me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 14 deri në 18 °C./Motilokal.com