Çmimi Nobel për Kiminë iu dha dy shkencëtareve që gjetën mënyrën e modifikimit të ADN-së

Çmimi Nobel për Kiminë iu dha dy shkencëtareve që gjetën mënyrën e modifikimit të ADN-së

Çmimi Nobel për Kiminë për këtë vit është ndarë mes francezes Emmanuelle Charpentier dhe amerikanes Jennifer Doudna, dy shkencëtaret që kanë arritur të zhvillojnë teknikën e modifikimit të ADN-së.

Zbulimi i tyre, i njohur si Crispr Cas9, është një mënyrë për të bërë ndryshime specifike dhe precize në ADN e qelizave të gjalla. Fituesit do të ndajnë çmimin prej 10 milionë koronave suedeze ose 1.1 milionë dollarë amerikanë.

Është hera e parë në historinë e çmimeve Nobel që i dedikohen shkencës, që dy gra ndajnë çmimin më të synuar nga kërkuesit shkencorë në të gjithë botën. Charpentier dhe Doudna do të ndajnë këtë vit Nobelin për kiminë. Ky çmim, që prej themelimit të institucionit në vitin 1901, i është dhënë vetëm 5 grave.

Doudna and Charpentier are the first two women to jointly win the chemistry prize.

“Gërshërët gjenetike”, që mundësojnë modifikimin e ADN-së në mënyrë të thjeshtë dhe ekonomike, deri më tani I kanë hapur rrugë shumë terapive, që kohë më parë ishin të pamundura për t’u realizuar. Duke i përdorur terapi të tilla, kërkuesit mund të ndryshojnë ADN-në e kafshëve, bimëve dhe mikro-organizmave, me precizion të lartë. Komisioni i Nobel ka shtuar se vetëm imagjinata mund t’i vendosë kufij aplikimeve të terapive modifikuese.

E ashtuquajtura teknikë Crispr-Cas9 është një metodë për të rishkruar bazat e kodit gjenetik, e praktikuar nëpër laboratorë që në fillim të viteve 2000’. Që prej asaj kohe, teknika ka revolucionarizuar punën e shkencëtarëve, duke premtuar kurimin e shumë sëmundjeve që kanë një bazë gjenetike. Disa eksperimentime aktualisht po zhvillohen edhe për kurimin e kancerit.

Teknika e “gërshërëve gjenetike” e përpunuar në laborator nga Charpentier dhe Doudna, sot përdoret nga kërkuesit për të kryer çdo lloj ndërhyrjeje mbi ADN-në e bimëve dhe kafshëve. Mbi njeriun, teknika vazhdon të përdoret ende me shumë kujdes, sepse bëhet fjalë për një metodë ende jo të mangët nga gabimet.

Duke komentuar zbulimin, kimistia biologe Pernilla Wittung Stafshede, tha: Mundësia për të ndryshuar ADN atje ku duhet ka revolucionarizuar shkencat e jetës.

Një ditë më parë u ndanë çmimet Nobel për fizikën, që i shkuan shkencëtarëve Roger Penrose, Reinhard Genzel dhe Andrea Ghez, për zbulimet e tyre mbi vrimat e zeza ndërsa çmimi Nobel për mjekësinë, iu dha të hënën tre shkencëtarëve, amerikanë dhe britanikë, për zbulimin e virusit të hepatitit c./Motilokal.com