Rama: Nafta në Shpirag, me cilësi si ajo e Arabisë Saudite, mund të ketë një impakt historik në zhvillimin ekonomik

Rama: Nafta në Shpirag, me cilësi si ajo e Arabisë Saudite, mund të ketë një impakt historik në zhvillimin ekonomik

Pas inspektimit të vend kërkimit të naftës në Shpirag kryeministri Edi Rama i ndau me publikun duke i vlerësuar se jemi përballë një zbulimi të rëndësishëm i cili mund të ketë një impakt historik në zhvillimin ekonomik, social, edhe në pozicionin gjeopolitik dhe gjeostrategjik të Shqipërisë.

“Rezerva është aty në 6002 metra në thellësi të tokës. Është prekur rezerva, pas një eksplorimi shumë të vështirë për shkak të formacionit gjeologjik të zonës dhe një investimi masiv të bërë për shkak të thyerjes së përsëritur të sondave si rezultat i formacionit gjeologjik. Lajmi interesant është që ende nuk është cekur uji, i cili është nën rezervën, çka prezumon se madhësia e rezervës mund të jetë edhe më madhe. Nuk jemi në kushtet kur mund të flasim për shifra konkrete sepse do të ishte e gabuar”, u shpreh Rama.

Me kërkesë të kompanisë naftë kërkuese kryeministri ruajti konfidencialitetin e të dhënave megjithatë foli se kur Shqipëria dhe Shqiptarët do ta kenë përgjigjen se kjo pasuri mund të shfrytëzohet.

“Paralelisht me përgatitjen për testin i cili do të fillojë në tetor dhe rezultatet e testit bazohen në gjetjen e qëndrueshmërisë së fluksit që del mbi sipërfaqe, për çka normalisht përdoret një periudhë 2 deri 3 mujore, po përgatiten dhe plani masiv i investimit sepse gjithë ajo rezervë për t’u nxjerrë sipër, duhet pastaj të hyjë në infrastrukturën përkatëse, për ta transportuar sasinë e gazit dhe të naftës dhe për ta nxjerrë atë në tregun vendas, patjetër dhe në atë botëror. Ndërkohë që sipas analizave të bëra bën laboratorin e Holandës, nafta e zbuluar në zonën e Shpiragut është një naftë e të njëjtës cilësi me naftën premium të Arabisë Saudite”, deklaroi kryeministri Rama

Me gjuhën e shifrave kryeministri tregoi sa është shumën e planit të investimit ndërkohë tha se deri më tani kostoja e shpim kërkimit është mbi 800 milion euro.

“Investimi i parashikuar dhe projekti që do të realizohet nga kompania nis me 3 miliardë euro dhe projeksioni është që deri në përfundim të të gjithë infrastrukturës së nevojshme pasi do të fillojë puna për një sërë shpimesh për të krijuar gjithë kompleksin e nevojshëm për nxjerrjen e kësaj pasurie, është 7 miliardë euro investime në vendin tonë. Një investim që parashikon ndërtimin e gjithë infrastrukturës dhe logjistikës për depozitimin e rezervës, ndarjen në gaz, në naftë dhe në sulfur dhe kjo e treta ka një rëndësi të veçantë sepse krijon një bazë qoftë për prodhimin e imputeve bujqësore, qoftë për prodhimet kozmetike, bazë që Shqipëria mundet ta shfrytëzojë për të ndërtuar një komponent të ri industrial që sot na mungon”, thekoi Rama.

Të dhënat optimiste që vinë nga kërkimi arit të zi në Shpirag, e kanë vendosur qeverinë në pozita pune për ngritjen e një Fondi Sovran menaxhues të përfitimeve nga kjo pasuri kombëtare.

“Qëllimi kryesor i yni me ngritjen e fondit sovran, është balancimi midis shfrytëzimit aktual të të ardhurave nga rezerva dhe vënies në dispozicion një pjese të të ardhurave për të ardhmen, që do të thotë për gjeneratat e tjera. Ne jemi në një proces pune konkrete, të konsultuar me fondin sovran të Norvegjisë, i cili ndryshe quhet fondi i pensioneve të Norvegjisë dhe natyrisht që fondi ynë sovran do të ketë një profil i cili do të integrojë domosdoshmërinë për mbështetjen e pensionistëve dhe për balancimin e gjithë barrës së tmerrshme të trashëguar nga e shkuara me parimin etik që kjo pasuri është qoftë e atyre që jetuan dhe punuan në këtë vend dhe nuk patën pjesën e tyre në të, por qoftë dhe e atyre që lindin sot në këtë vend dhe kanë të drejtën të kenë pjesën e tyre në të. Fondi sovran është po ashtu një fond investimesh, i cili një pjesë të të ardhurave e vendos për t’i shumëfishuar ato në tregun ndërkombëtar dhe paralelisht ne po punojmë me qendrën për zhvillim ndërkombëtar të universitetit të Harvardit”, tha Rama.

Kryeministri garantoi se kjo pasuri kombëtare nuk do të ketë fatin e koncensionve të shkuara grabitqare.

Ndërsa zëvendës kryeministria dhe Ministria e infranstrukturës Belinda Ballakoi me detaje listoi të gjitha llojet e përfitimit monetar prej nxjerrjes së fuqisë së parë me naftë nga ky investim kolosal.

“Në rastin e këtyre kontratave është e dakordësuar që të jetë 10 përqind renta minerare mbi produktin. Ndërkohë tatim fitimi është 50%, nga ana tjetër kemi bonusin e prodhimin që është 250 mijë dollarë me prodhimin e fuqisë së parë. 1.5 mln dollarë kur prodhimi arrin 30 mijë fuqi, ndërkohë që janë edhe të gjitha bonuset e tjera. Ajo çfarë është më e rëndësishmja për qeverinë është granti i faktorit R që do të aplikohet nga fillimi i kësaj kontrate”, tha Belinda Balluku.

Ministria Balluku e cila po e udhëheq këtë proces për qeverinë shqiptare, tregoi se kompania kërkuese e naftës ka gati tre skenar për shpërndarjen e naftës.

/Motilokal.com