Parashikimi për rrjedhat lumore në Kosovë

Parashikimi për rrjedhat lumore në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka përgatitur një buletin mbi “Situata aktuale hidrometeorologjike dhe trendët për muajt e verës 2023”.

Buletini ofron informacion të detajuar mbi gjendjen e treguesve kryesor klimatik për periudhën janar-maj 2023, dhe prognozën për periudhën verore (qershor-gusht 2023).

Gjendja aktuale është prezantuar bazuar në matjet e realizuara në 11 Stacione Automatike Meteorologjike, ndërsa për realizimin e prognozës janë përdorur të dhënat nga produktet e ofruara nga European Centre for Medium-Range Weather Forecasts (ECMWF. Met Office, MétéoFrance, DWD), dhe Modeli SPI.

Sasia e reshjeve e cila ka rënë deri më tani (janar – maj), rreth 300 mm, si dhe ajo e borës në zonat më të larta malore (>800 m), e rënë së voni) mars – prill 2023, e cila në masë të caktuar, akoma është prezente në zonat e larta malore (>1500 m), në Malet e Sharrit, dhe Alpet Shqiptare, është tregues që edhe gjatë verës, pjesa më e madhe e lumenjve të cilat e kanë burimin dhe ushqehen nga këto zona, do të kenë rrjedha më të qëndrueshme dhe kështu, nivelet dhe prurjet e ujit nëpër lumenjtë kryesorë të Kosovës, to të kenë afërsisht rrjedhë afër mesatares sezonale. Harta 1, paraqet trashësinë e borës për Kosovë, në të cilën shihen zona e Alpeve Shqiptare dhe Malet e Sharrit, në të cilat në disa pjesë të tyre akoma ka shtresë bore, e cila tregon që shtresa dhe sipërfaqja, janë në suaza afërsisht të normales për këtë periudhë (Maj 2023).

Në imazhet e më sipërm (harta 2), kryesisht në zonën e Alpeve Shqiptare dhe në disa pjesë të Sharrit, sidomos shpatijet jugore të tyre. shihet shtresë bore me përmbajtje ekuivalente nga 25 deri 125 mm ujë, e cila natyrisht me ngritjen e temperaturave dhe rritjen e gradientit termik vertikal, çdo ditë e më tepër do të pakësohet.

Aktualisht, deficit të lagështisë në tokë, apo “më thatë se sa normal”, kemi në pjesën qendrore të Rrafshit të Kosovës, konkretisht Rrethina e Prishtinës, Obiliqit, Fushë Kosovës, Lipjan e gati deri në Ferizaj. Ndërsa në disa pjesë të Dukagjinit, kryesisht përgjatë rrjedha të mesme të lumenjve, kemi “shumë më tepër ujë se normal”, ndërsa në pjesën më të madhe të Kosovës aktualisht (Maj), “Më lagësht se normalja”.

Muaji qershor. Do të karakterizohet me rrjedha afër normales së tyre, ndërsa disa prej pellgjeve do të karakterizohen me mbi normale sipas modelit, ndërsa muaji korrik, në pjesën më të madhe të lumenjve e sidomos të atyre në pjesën lindore të vendit do të karakterizohen me rrjedha “nën normale sipas variacionit A të probabilitetit të modelit. Muaji më i thatë në aspektin hidrologjik, parashihet të jetë gushti, i cili do të karakterizohet me rrjedha të ulëta, por mbi vlerat minimale mesatare, sidomos për pellgjet gjegjësish lumenjtë e pjesës perëndimore dhe veriore të vendit.

Buletini: http://ammk-rks.net/assets/cms/uploads/files/IBULETIN_HIDRO_KLIMATIK%20(1).pdf?fbclid=IwAR2-_DfRlhk3eqId-4EsrNINKBfcnzu_tTPJfKjFsSvzP2yc8fU05SFb3GM

Burimi: Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës

/Motilokal.com