Vazhdojnë efektet e shpërthimit vullkanik në Islandë

Vazhdojnë efektet e shpërthimit vullkanik në Islandë

Vazhdojnë efektet nga shpërthimi vullkanik që ndodhi dje pranë malit Fagradalsfjall, në gadishullin Reykjanes, 32 kilometra nga kryeqyteti Reykjavik.

Pas shpërthimit vullkanik ndodhi një rrjedhje e madhe e llavës. Tymi u duk nga të gjitha anët e kryeqytetit.

Theksohet se shpërthimi vullkanik që ndodhi pas tërmeteve në Islandë është rreth 10 herë më i madh se shpërthimi vullkanik që ndodhi në vend një vit e gjysmë më parë.

Në rajon ende vazhdon rrjedhja e llavës dhe tymi i dendur. Brenda natës në vend kanë ndodhur rreth 40 tërmete.

Në kuadër të masave të marra nga njësitë e sigurisë islandeze rreth zonës ku ndodhi shpërthimi vullkanik, turistët nuk lejohen të afrohen në zonën ku shprehin interes të madh.

Popullata u paralajmërua për tërmete të reja dhe shpërthime vullkanike. Qytetarëve iu kërkua të mos i afrohen shumë vullkanit dhe nëse do të prekeshin nga gazi, u kërkua të shkojnë tek institucionet shëndetësore. Ekipet shëndetësore në rajon janë në shërbim 24 orë.

Disa fluturime u ndërprenë në Islandë për shkak të shpërthimit. Disa fluturime të brendshme janë zhvendosur në Aeroportin Reykjavik, në veri të kryeqytetit, në vend të Aeroportit Ndërkombëtar Keflavik, raporton Anadolu Agency (AA).

Nëse shpërthimet vullkanike vazhdojnë dhe rrjedhja e llavës rritet, bëhet e ditur se mund të rrezikohet edhe "Blue Lagoon", një nga vendet turistike më të rëndësishme të vendit.

Në Islandë, vend që ndodhet midis pllakave tektonike të Euroazisë dhe Amerikës së Veriut, shpesh ndodhin tërmete dhe aktivitete vullkanike.

Vullkani Fagradals në gadishullin Reykjanes, filloi të nxjerrë llavë pas 6.000 vitesh pasi u aktivizua vitin e kaluar.

Ky ishte shpërthimi i parë vullkanik që ndodhi në Reykjanes në 781 vjet.

Si rezultat i shpërthimit të vullkanit Eyjafjallajokull në vitin 2010, më shumë se 100 mijë fluturime u anuluan dhe qindra njerëz u evakuuan nga rajoni./Motilokal.com