Zvicra ka regjistruar vitin e pestë më të nxehtë që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1864, duke vazhduar me një prirje drejt motit më të ngrohtë që filloi pas vitit 2010.
Sipas llogaritjeve aktuale nga shërbimi kombëtar zviceran i motit MeteoSwiss, deri në fund të vitit 2019 temperatura mesatare (e matur në të gjithë vendin dhe në lartësi të ndryshme) në Zvicër ishte 6.5 °C, shkruan swissinfo.ch.
Dhjetë muaj ishin më të nxehtë se sa norma për vitet 1980-2010, vetëm muajt maj dhe janar, tregojnë për ‘rënie të mëdha të mesatares’ mujore të temperaturës, bazuar në të dhënat e MeteoSwiss.
Vera e vitit 2019 ishte e treta më e ngrohtë, ndërsa vjeshta e gjashta. Valët e gjata të nxehtësisë me temperatura të paktën 30 °C janë bërë më të zakonshme në Zvicër, veçanërisht në jug të Alpeve, tha ai. Në vitin 2019 kishte dy valë nxehtësie, në qershor dhe korrik. Temperatura më e lartë e regjistruar në Zvicër ishte 38 °C në Sion.
Vala e nxehtë e korrikut ishte një nga verat më të nxehta në Zvicër.
Pesë vitet më të ngrohta janë regjistruar pas vitit 2010. "Përveç këtij viti, vitet ishin 2011 me 6.6 °C, 2014 me 6.5 °C, 2015 me 6.6 °C dhe 2018 me rekordin e 6.9 °C", thuhet në njoftimin e MeteoSwiss.
"Këto pesë vjet ekstreme janë 1 °C ose më shumë mbi rekordin e ngrohtësisë para vitit 1980."/Motilokal.com
