280 euro për një kokërr qershi?!

280 euro për një kokërr qershi?!

Një qershi e vetme e varietetit më të çmuar në Japoni arriti në çmimin 40 mijë jenë ose 280 euro, në ankandin e parë të vitit në qytetin verior të Hachinohe.

Qershia është pjesë e varietetit Juno Heart, i njohur për shijen e ëmbël dhe konsiderohet si një dhuratë e nivelit të lartë.

Për të përmbushur standardet, qershitë e kësaj specie duhet të kenë një diametër më shumë se 2,8 centimetra dhe të kenë një përmbajtje sheqeri prej 20 gradësh.

Ato janë gjithashtu qershitë më të mëdha të rritura në Japoni, me një gjerësi minimale prej 31 milimetrash dhe shiten me emrin Aomori Heartbeat.

Në mesin e rreth 50 paketave që ishin në shitje, me 15 nga frutat më të mira, një kuti u shit për 600 mijë jenë, e barabartë me 4.220 euro duke kaluar rekordin prej 450 mijë jenësh të vitit të kaluar./Euronews/Motilokal.com