Llogora zbardhet nga bora

Llogora zbardhet nga bora

Reshjet e mëdha të shiut gjatë dy ditëve të fundit i lanë vendit atyre të borës në Qafën e Llogorasë, duke zbardhur të gjithë zonën, e cila frekuentohet edhe në dimër nga turistë të shumtë.

Bora nisi pasditen e së hënës dhe brenda një periudhe të shkurtër, aksi rrugor u bë i pakalueshëm për automjetet.

Mësohet se pastruesit e borës janë nisur për të bërë hapjen e rrugës në këtë aks që lidh Vlorën me zonat e tjera jugore./Motilokal.com