Reshjet e dendura të shiut, lumi Vjosa del nga shtrati

Reshjet e dendura të shiut, lumi Vjosa del nga shtrati

Reshjet e mëdha të shiut përgjatë ditës dhe natës së mbrëmshme kanë sjellë daljen nga shtrati të lumit Vjosa në zonën pranë Urës së Mifolit.

Nga fryrja e lumit Vjosa është përmbytur pazari i gjësë së gjallë. Kështu nga mbrëmja e djeshme e deri tani, niveli është rritur me 2.5 m. Në një situatë të tillë priten ende prurje, por sipas kreut të njësisë administrative Kanan nuk paraqitet rrezikshmëri në banesa, pasi në zonën e Memaliajt prirjet janë në rënie.

Lumenjtë si Ishmi, Erzeni, Shkumbini, Semani dhe Vjosa rrezikojnë të dilnin nga shtretërit. Disa lagje të Tiranës Durrësit dhe Lezhës ishin nën ujë.

Një problematikë tjetër është edhe situata e banorëve të prekur nga tërmeti, të cilët janë ende në çadra./Motilokal.com