Një aksident zinxhiror ka ndodhur në autostradën Jork County, Virginia, mëngjesin e së dielës si pasojë e mjegullës dhe acarit. Në këtë aksident janë përfshirë 69 automjete, ku u lënduan 35 persona.
Policia fillimisht njoftoi se në këtë aksident ishin lënduar rreth 35 persona, të cilët janë transportuar në spitale, por më pas e përditësuan atë numër në 51 persona.
Policia e Virginias u bëri thirrje drejtuesve të automjeteve të bëjnë kujdes gjatë vozitjes, veçanërisht në ura, për shkak të akullit dhe mjegullës./Motilokal.com


