Edhe gjatë ditës së sotme do të ketë reshje intensive shiu në të gjithë vendin. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit njofton se në Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë do të ketë shtrëngata dhe reshje me intensitet të lartë gjatës ditë së sotme.
Sipas njoftimeve disa lagje të qyteteve si Tirana, Vlora, Durrësi dhe Lezha janë përmbytur nga reshjet e mëdha të shiut gjatë ditës së diele. Në Fushë-Krujë qindra hektarë tokë janë nën ujë pas reshjeve të dendura të shiut gjatë natës.
Ndërsa raportohet se në portin e Durrësit anijet e peshkimit nuk kanë dalë në det, ndërsa linjat e tragetit vijojnë punën normalisht.
Ndërkaq, në portin e Shëngjinit, deti vijon të jetë i trazuar, ku nuk mungojnë dallgët e mëdha dhe për këtë arsye është ndaluar dalja e mjeteve lundruese nga ky port. /Motilokal.com
