Çfarë pritet të ndodhë me shitjen e veturave elektrike deri në vitin 2028?

Çfarë pritet të ndodhë me shitjen e veturave elektrike deri në vitin 2028?

hitjet e automjeteve elektrike mund të arrijnë në 33% në nivel global deri në vitin 2028 dhe 54% deri në vitin 2035, pasi kërkesa përshpejtohet në shumicën e tregjeve kryesore. Veturat elektrike përbënin më pak se 8% të shitjeve globale vitin e kaluar dhe më pak se 10% në tremujorin e parë të vitit 2022.

Firma këshilluese financiare AlixPartners tha se për të mbështetur këtë kërkesë, prodhuesit e automjeteve dhe prodhuesit tani presin të investojnë të paktën 500 miliardë euro në vetura elektrike (EV) dhe bateri nga viti 2022-2026. Kjo është më shumë se dyfishi i parashikimit pesëvjeçar të investimeve në EV prej 222 miliardë eurosh nga viti 2020-2024.

Sipas Mark Wakefield, bashkë-drejtues i praktikës së automobilave të firmës, këto investime më të larta tashmë e kanë bërë të pashmangshme rritjen e EV-ve. 

“Industria ende përballet me sfida ekonomike dhe të zinxhirit të furnizimit gjatë kalimit nga automjetet me motor me djegie të brendshme (ICE) në EV”, shtoi Wakefield.

Ndërkaq, ai tha se: “Tranzicioni do të kërkojë ndryshime drastike në modelet e funksionimit, jo vetëm për fabrikat dhe njerëzit, por të gjithë mënyrën e punës. Disa kompani do të përfitojnë nga ndarja e bizneseve të tyre për makinat me djegie të brendshme (ICE) dhe me ato elektrike (EV).”

Lëndët e para për makinat elektrike kushtojnë më shumë se dyfishi i atyre për ICE; 8,255 dollarë për automjet kundrejt 3,662 dollarë për automjet, së paku deri në maj 2022. Rikujtojmë, se Sony më në fund ka hyrë në fazën përfundimtare të projektit të zhvillimit të veturave elektrike.

Prej disa vitesh kemi dëgjuar për hyrjen e kompanisë në prodhimin e veturave dhe në muajin janar kemi mundur të shohim se si duket Sony i parë me katër rrota në CES. Tani të gjitha këto histori dhe spekulime kanë marrë konfirmim zyrtar. Sony dhe Honda po bashkojnë forcat dhe dihet se kur do të arrijë vetura e parë elektrike./Motilokal.com