Kinë, gjatë testimit të automjetit elektrik NIO humbin jetën dy persona

Kinë, gjatë testimit të automjetit elektrik NIO humbin jetën dy persona

Dy persona të përfshirë në testimin e markës së automjeteve elektrike NIO kanë humbur jetën kur një nga automjetet e saj ra nga kati i tretë të garazhit në Shangai, njoftoi sot kompania.

Lidhur me aksidentin e së enjtes janë hapur hetimet, por duket se ky ishte një aksident që “nuk është shkaktuar nga automjeti”, thuhet në deklaratën e kompanisë, duke sqaruar se punonjësit që humbën jetët ishin "testues dixhitalë të kabinës" njëri nga NIO dhe tjetri nga një kompani partnere.

Automjeti ra nga kati i tretë i një strukture parkimi ngjitur me ndërtesën e kompanisë "Shanghai Innovation Port", tha kompania, shkruan AA.

Fotot në mediat kineze tregojnë automjetin e përmbysur me çatinë e saj të hapur dhe xhama të thyer dhe të rrethuar nga punonjës të urgjencës./Motilokal.com