Pamje mahnitëse/ Kamerat kurth fotografojnë kafshët e egra në Parkun Kombëtar 'Sharri'

Pamje mahnitëse/ Kamerat kurth fotografojnë kafshët e egra në Parkun Kombëtar 'Sharri'

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) edhe gjatë vitit 2018 po vazhdon monitorimin e gjendjes së llojeve të faunës së egër në Parqet Kombëtare “Sharri”.

Monitorimi përmes kamerave kurth që nga fillimi i tij ka ofruar informacione të vlefshme për praninë e disa llojeve të rralla në territorin e këtyre parqeve

AMMK në Facebook ka publikuar disa fotografi të faunës së egër në Parkun Kombëtarë “Sharri”, të regjistruar përmes kamerave kurth.

Nga kamerat kurth janë identifikuar këto lloje gjitarësh: Ariu i murrmë (Ursus arctos), Ujku (Canis Lupus), Macja e egër (Felis Sylvestris), Kaprolli (Capreolus capreolus), Dhelpra (Vulpes vulpes), etj./Motilokal.com