Pesë planetë do të rreshtohen në qiell për herë të parë në 18 vjet

Pesë planetë do të rreshtohen në qiell për herë të parë në 18 vjet

Vera sapo ka nisur zyrtarisht në hemisferën veriore dhe në qiell pesë planetë: Mërkuri, Venusi, Marsi, Jupiteri dhe Saturni do të takohen së bashku.

Takimi i tyre i rrallë nuk do të jetë i dukshëm deri në vitin 2040.

Fenomeni mund të vëzhgohet me sy të lirë para agimit deri të hënën e 27 qershorit, ndërsa të shtunën, më 25 qershor , “takimi i të pestëve” do të depërtohet nga Hëna.

Është, ndër të tjera, një mundësi e rrallë për të parë Mërkurin, planetin më të afërt me Diellin në sistemin tonë diellor , i cili zakonisht “zhduket” për shkak të dritës intensive të diellit.

Planetët do të duken si një “gjerdan me perla” pranë horizontit.

Koha më e mirë për të vëzhguar vlerësohet të jetë 45 deri në 90 minuta para lindjes së diellit, në drejtimin lindor.

Pas qershorit planetët gradualisht do të marrin rrugën e tyre dhe do të duken më të shpërndarë në qiell./Motilokal.com