Shqipëria goditet nga moti i ligë, përmbytje në disa qytete

Shqipëria goditet nga moti i ligë, përmbytje në disa qytete

Sot, Shqipëria është përfshirë nga një mot i ligë që ka sjell erëra të forta dhe rrebeshe shiu duke shkaktuar përmbytje nëpër rrugë.

Përmbytje të mëdha kanë ndodhur edhe në Elbasan, Tiranë, Berat, Lezhë dhe në shumë qytete tjera.

Siç shikohet edhe në këto pamje, përroi i Zaranikës ka pasur prurje të jashtëzakonshme.


Moti i ligë dhe era e fuqishme kanë shkaktuar probleme të ngjashme në të gjithë qytetin e Lezhës.

Lagjja Besëlidhja e Lezhës është mbuluar nga uji si pasojë e bllokimit të pusetave. Kjo ka vështirësuar qarkullin e banorëve dhe automjeteve.

Stuhia me erë dhe shi ka përfshirë Beratin prej orës 15:30 ndërkohë punonjësit e bashkisë dhe zjarrfikëses po punojnë për të lehtësuar situatën duke zhbllokuar pusetat e mbytura nga uji si dhe duke hequr pemët të cilat kanë bllokuar rrugët./Motilokal.com