Reshjet e dendura të orëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të Tiranës duke vështirësuar shumë dhe qarkullimin e mjeteve.
Intensiteti i madh reshjeve ka bllokuar kanalet kulluese, duke bërë që në akse të ndryshme të kryeqytetit lartësia e ujit të arrijë në disa centimetra.
Problematika janë shfaqur në zonën e Kasharit, Mëzezit, Tiranës së Re si dhe pranë Kopshtit Botanik. Gjithashtu edhe lumi Lana arriti një nivel tepër të lartë në zonën e Pallatit me Shigjeta.
Pamjet e mëposhtme të publikuara nga deputeti i PD-së Klevis Balliu tregojnë gjendjen e lumit të Lanës në afërsi të njërës prej dalje-hyrjeve në qytet (pallati me shigjeta). /Motilokal.com
Pamjet e lumit të Lanës o6404.mp4

