Pamje dramatike të zjarreve në Australi [Video]

Pamje dramatike të zjarreve në Australi [Video]

Shteti më i populluar i Australisë është paralizuar nga kushtet “katastrofike” të zjarreve gjatë ditës së sotme (e shtune) në mes të temperaturave ekstreme, ku një person vdiq ndërsa zjarret shkatërruan juglindjen e vendit.

Afër qytetit të Bilpinit, zjarre të mëdha u përhapen mbi pemë duke u afruar rreth pronave në zonën e Trashëgimisë Botërore të Maleve Blu. Temperaturat në zonat në shtetin e New South Wales janë parashikuar të arrijnë deri 47 gradë Celsius (115 Fahrenheit) të shtunën.

New South Wales është në gjendje të jashtëzakonshme shtatë-ditore pasi rreth 2,000 zjarrfikës luftojnë kundër 100 zjarreve të mëdha.

Dy zjarrfikës vdiqën të enjten duke luftuar me flakët në jugperëndim të Sidneit. Geoffrey Keaton, 32 vjeç dhe Andrew O’Dwyer, 36 vjeç, ishin në një kamioni në jug-perëndim të Sidneit, kur një pemë ra dhe bëri që automjeti të rrokulliset nga rruga.

Autoritetet konfirmuan të shtunën se një person vdiq dhe 15 shtëpi u shkatërruan në Australinë e Jugut ndërsa një zjarr i egër shkatërroi Adelaide Hills të premten, vetëm 40 kilometra (25 milje) nga kryeqyteti shtetëror i Adelaide. Një person tjetër u plagos, i cili është në gjendje kritike pasi luftoi për të shpëtuar shtëpinë e tij nga zjarret.

Autoritetet thanë se 23 zjarrfikës dhe disa policë gjithashtu kanë pësuar lëndime, pasi më shumë se 40,000 hektarë janë djegur në të gjithë Australinë e Jugut.

“Do të jetë një skenë e vërtetë shkatërrimi, veçanërisht për ata njerëz në Adelaide Hills të cilët janë prekur më së shumti”, tha kryeministri i Australisë së Jugut Steven Marshall.

“Ne e dimë se përveç ndërtesave dhe automjeteve ka humbje shumë të konsiderueshme në të bagëtive, kafshëve të egra, kulturave bujqësore, vreshtave”, tha ai./Motilokal.com