Parashikimi i motit, fundjava me vranësira dhe shi në Rugovë dhe Brezovicë

Parashikimi i motit, fundjava me vranësira dhe shi në Rugovë dhe Brezovicë

Moti për ditën e shtunë në Rugovë do të mbajë mot i freskët dhe me reshje shiu. Temperaturat do të lëvizin prej 4 deri në 5 °C. Era do të fryjë 2 m/s në drejtim të jug-jugperëndim.

Edhe dita e diele do të mbajë mot me shi. Temperaturat do të lëvizin prej 5 deri në 7 °C. Era do të fryjë 4 m/s në drejtim të jug-jugperëndim.

Ndërsa në Brezovicë mëngjesi i së shtunës do të mbajë mot i vranët, kurse mesdita me reshje shiu. Temperaturat pritet të lëvizin nga 6 deri në 10 °C. Era do të fryjë 2 m/s në drejtim të jugut.

Shiu do të vazhdojë edhe gjatë ditës së diele. Temperaturat parashihet të lëvizin nga 5 deri në 10 °C. Era do të fryjë 2 m/s në drejtim të jugut./Motilokal.com