Stuhia Elsa mbërthen Evropën, regjistrohen katër viktima

Stuhia Elsa mbërthen Evropën, regjistrohen katër viktima

Një stuhi me erëra të fuqishme dhe shi të rrëmbyeshëm e quajtur Elsa ka goditur Spanjën, Portugalinë dhe Francën duke lënë të paktën katër njerëz të vdekur dhe duke shkaktuar probleme të shumta.

Një person në Portugali humbi jetën në një aksident rrugor si pasojë e një peme që u shkul me rrënjë ndërsa një tjetër u vra pas shembjes së një shtëpie si pasojë e erës së fortë në jug të Lisbonës ndërsa një tjetër humbi jetën kur një shtëpi u rrëzua në qytetin qendror të Viseu.

Në Spanjë, një person humbi jetën si pasojë e një rrëshqitjeje dheu ndërsa një tjetër vdiq pasi një mur u shemb.

Erërat e tërbuara lanë 140,000 shtëpi pa energji elektrike në Francën jugore dhe lindore, duke shkatërruar çatitë dhe duke shembur pemë dhe tabela në linjat e energjisë, thanë zyrtarët.

Stuhia Elsa arriti shpejtësinë deri në 120 kilometra në orë në Saint-Etienne, afër Lyon, ku 17 njerëz duhej të evakuoheshin kur çatia e një ndërtese ishte copëtuar, dhe disa shkolla u mbyllën në luginën Loire.

Megjithëse Stuhia Elsa kishte kaluar kryesisht deri të Premten në mëngjes, lidhjet e transportit midis Marokut dhe Spanjës në ngushticën e Gjibraltarit mbetën të pezulluara pas përkeqësimit të motit.

Shërbimi i motit Meteo France ka lëshuar alarmin e rrezikut nga goditja e erërave dhe paralajmëroi për përmbytje të mundshme nga shirat e dendura dhe ortekëve në disa pjesë të Alpeve.

Ndërsa në Britaninë e Madhe, shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet kanë shkaktuar kaos për miliona njerëz që nisen për pushimet e fundvitit, me rrugët dhe linjat hekurudhore të zhytura nën ujë në shumë pjesë të vendit./Motilokal.com