Moti në Kosovë gjatë kësaj fundjave do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të shoqërohen me riga të dobëta dhe të izoluara shiu. Në ultësira do jetë me mjegull.
Sipas motilokal.com dita e sotme do të jetë pjesërisht me re. Temperaturat do të lëvizin nga 6 deri në 10 °C. Era do të fryje me shpejtësi 3 m/s në drejtim të jugut.
Dita e shtunë do të jetë mëngjesi pjesërisht me re, mesdita me reshje shiu. Temperaturat do të luhatën prej 6 deri në 11 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 6 m/s në drejtim të jug-juglindjes.
E diela do të mbajë mot me shi. Temperaturat do të luhaten nga 8 deri në 11 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 9 m/s në drejtim të jug-juglindjes./Motilokal.com
