Çfarë thonë sinoptikët për nesër dhe fundjavë në qytetet shqiptare dhe evropiane

Çfarë thonë sinoptikët për nesër dhe fundjavë në qytetet shqiptare dhe evropiane

Pas disa ditësh me vlera të larta të presionit atmosferik, gradualisht do të depërtojnë vlera të ulëta të presionit, që do të na sjellin një përkeqësim të kushteve meteorologjike.

Sipas parashikimit të motilokal.com, moti në Shqipëri për ditën e premte do të mbajë mot me reshje të lehta shiu. Temperaturat do të luhatën nga 12 deri në 14 °C. Era do të fryje me shpejtësi 3 m/s në drejtim të juglindjes.

Mëngjesi i ditës së shtunë do të jetë me vranësira, ndërsa mesdita me reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 14 deri në 16 °C. Era do të fryje me shpejtësi 5 m/s në drejtim të jug-juglindjes.

Moti për ditën e diele do të mbajë mot me shi të madh deri në 18 mm. Temperaturat do të sillen prej 14 deri në 15 °C. Era do të fryje me shpejtësi 6 m/s në drejtim të jugut.

Moti në Kosovë për ditën e premte do të jetë pjesërisht me re. Temperaturat do të lëvizin nga 6 deri në 10 °C. Era do të fryje me shpejtësi 3 m/s në drejtim të jugut.

Dita e shtunë do të jetë mëngjesi pjesërisht me re, mesdita me reshje shiu. Temperaturat do të luhatën prej 6 deri në 11 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 6 m/s në drejtim të jug-juglindjes.

E diela do të mbajë mot me shi. Temperaturat do të luhaten nga 8 deri në 11 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 9 m/s në drejtim të jug-juglindjes.

Parashikimi i motit për ditën e premte në Maqedoninë Veriore, mëngjesi do të jetë me reshje të lehta shiu, kurse mesdita me mjegull. Temperaturat do të lëvizin nga 1 deri në 5 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 1 m/s në drejtim të verilindjes.

Mëngjesi i së shtunës do të mbajë me mjegull, kurse mesdita me shi. Temperaturat pritet të lëvizin prej 4 deri në 8 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 3 m/s në drejtim të verilindjes.

Dita e diele do të mbajë mot me shi. Temperaturat do të luhatën prej 6 deri në 11 °C.

Moti për ditën e premte në Ulqin, do të mbajë mot me shi. Temperaturat do të lëvizin nga 12 deri në 13 °C. Era do të fryjë 5 m/s në drejtim të jug-juglindjes.

Edhe dita e shtunë do të jetë me reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin nga 15 deri në 16 °C. Era do të fryjë 11 m/s në drejtim të jugut.

Shiu do të vazhdojë edhe gjatë ditës së diele. Temperatura gjatë ditës pritet të sillen prej 15 deri në 16 °C. Era do të fryjë 13 m/s në drejtim të jug-jugperëndimit. /Motilokal.com

Përgatiti: Shkëlzen Rrecaj