Akademia e Shkencave deklaroi se Bashkimi Ndërkombëtar i Astrofizikanëve ka certifikuar zgjedhjen që mijëra shqiptarë i bënë emrit Arbër për planetin HD 82886b dhe emrit Illyrian për yllin rrotull të cilit ai sillet.
Sipas Akademisë së Shkencave këto dy objekte astronomike ndodhen më shumë se 400 vite-dritë larg nesh, distancë gjigande në dimensionin njerëzor, por e vogël në dimensionin universal, të cilin njerëzimi po përpiqet ta kuptojë, eksplorojë e madje ta pushtojë.
“Me këtë zgjedhje, shqiptarët dërguam një copë të historisë sonë drejt qendrës së Galaksisë”, thuhet në njoftimin e ASH-së. /Motilokal.com
