Reshje të dendura shiu e erë e fortë priten në Maqedoninë e Veriut

Reshje të dendura shiu e erë e fortë priten në Maqedoninë e Veriut

Nën ndikim të masës së lagësht dhe të paqëndrueshme gjatë fundjavës moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të dendur, bubullima dhe erë të fortë.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të mbajë me diell dhe vranësira e reshje lokale shiu, vende-vende breshër e bubullima. Temperaturat do të lëvizin nga 20 deri në 26 °C.

Dita e shtunë do të jetë me vranësira e reshje shiu. Temperaturat pritet të lëvizin prej 21 deri në 23 °C.

Dita e diel do të mbajë mot me vranësira e reshje të dendura shiu. Temperaturat do të sillen nga 18 deri në 19 °C./Motilokal.com