Sot diell e nxehtë, në fundjavë shtrëngata e shi me breshër në Kosovë

Sot diell e nxehtë, në fundjavë shtrëngata e shi me breshër në Kosovë

Në Kosovë sot do të mbajë mot i nxehtë, me diell. Gjatë pasdites vende-vende priten rrebeshe shiu me bubullima. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 20 deri në 29 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot të nxehtë e vranësira. Nga pasditja priten shtrëngata me shi dhe breshër e bubullima. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 22 deri në 25 °C.

E diela do të mbajë mot me të freskët vranësira e reshje të dendura shiu e bubullima. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 15 deri në 17 °C./Motilokal.com