Shqipëria 'pushtohet' nga i nxehti, por do kemi edhe surpriza

Shqipëria 'pushtohet' nga i nxehti, por do kemi edhe surpriza

Moti sot në Shqipëri parashikohet kryesisht i kthjellët e me diell dhe shumë nxehtë. Në zonat malore nga pasditja priten vranësira dhe reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe breshër me rrufe. Fundjava parashihet me mot të ndryshueshëm diell e vranësira me reshje shiu, stuhi, breshër dhe bubullima me rrufe. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 24 deri në 32 °C.

Të shtunën do të mbajë mot i ndryshueshëm diell, vranësira me reshje shiu, vende-vende stuhi, breshër dhe bubullima me rrufe. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 24 deri në 31 °C.

E diela pritet të jetë me mot vranësira reshje shiu, vende-vende shtrëngata, breshër e bubullima. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 22 deri në 24 °C./Motilokal.com