Ndryshon moti, diell, shi, shtrëngata me breshër dhe bubullima

Ndryshon moti, diell, shi, shtrëngata me breshër dhe bubullima

Moti sot në Shqipëri parashikohet kryesisht i kthjellët e me diell dhe shumë nxehtë. Në zonat malore nga pasditja priten vranësira dhe reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe breshër me rrufe. Fundjava parashihet me mot të ndryshueshëm diell e vranësira me reshje shiu, stuhi, breshër dhe bubullima me rrufe. Në Shqipëri temperaturat sot do të luhatën nga 24 deri në 32 °C.Në Kosovë sot do të mbajë mot i nxehtë, me diell. Gjatë pasdites vende-vende priten rrebeshe shiu me bubullima. Fundjava parashihet me mot të ndryshueshëm, shtrëngata me shi dhe breshër e bubullima. Temperaturat në Kosovë do të lëvizin nga 20 deri në 29 °C.Ndërkaq në Maqedoni sot do të mbajë me diell dhe vranësira e reshje lokale shiu. Në fundjavë vranësira e reshje shiu me bubullima, mundësi për breshër. Temperaturat do të lëvizin nga 20 deri në 26 °C./Motilokal.com