Tornado e fuqishme godet Gjermaninë, dhjetëra të lënduar dhe dëme të mëdha materiale

Tornado e fuqishme godet Gjermaninë, dhjetëra të lënduar dhe dëme të mëdha materiale

Një tornado e fuqishme ka goditur qytetin gjerman Paderborn në perëndim të këtij vendi, ku si pasojë janë lënduar të paktën 30 deri në 40 persona, 10 prej të cilëve janë në gjendje më të rëndë, raporton DPA.

Nga stuhia e fuqishme janë shkulur qindra kulme, drunjë  që përfundonin mbi shtëpi.

Meteorologët kanë paralajmëruar se në pjesën perëndimore dhe qendrore të Gjermanisë, pritet të ketë reshje të mëdha shiu të përcjella me stuhi, ku erërat do të lëvizin me shpejtësi deri në 130 kilometra në orë.

Shkollat në qytetin perëndimor të Kolnit u mbyllën para mesditës për t’u nxënësve kohë për t’u kthyer në shtëpi të sigurt para se moti të ndryshonte.

Një tornado goditi qytetin gjerman perëndimor të Lippstadt duke shkaktuar dëme të mëdha, thanë zyrtarët të premten.

Tornado bëri kërdinë edhe në qytetin e Rhein-Westfalisë në veri të vendit, i cili u godit rëndë nga moti i keq që përfshiu Gjermaninë.

Mësohet se moti i ligë pasoi pas temperaturave jashtëzakonisht të larta në Gjermani./Motilokal.com

Video: Tornado në Paderborn