Ngrohja globale bën që insektet e dëmshme të migrojnë në Stamboll

Ngrohja globale bën që insektet e dëmshme të migrojnë në Stamboll

Sipas ekspertëve, popullsia e vemjeve të molës së pishës, vendase në rajonin e Mesdheut, është në rritje për shkak të ngrohjes globale të lidhur me ndryshimet klimatike.

Ata ushqehen me gjilpërat e pishave dhe përbëjnë një kërcënim për shëndetin e njeriut, thonë ekspertët.

Duke folur për Anadolu Agency, Bora Kaydan, një eksperte turke për insektet në Universitetin Cukurova në Turqinë jugore, tha se këto specie mund të dëmtojnë pishat kalabriane në rajonin e Mesdheut.

"Arsyeja pse ato janë parë kaq shpesh në Stamboll është ndryshimi i klimës globale... Një nga efektet e rëndësishme të ngrohjes globale është migrimi i insekteve", tha Kaydan, duke shtuar se ato u zhvendosën nga Jugu në Veri.

Bulent Tutluoglu, ekspert i sëmundjeve foli mbi rreziqet e mundshme që këto specie paraqesin, duke paralajmëruar për reaksione të rënda alergjike.

"Ai mund të shkaktojë skuqje të lëkurës, alergji të zakonshme të lëkurës. Normalisht, të gjitha llojet e insekteve kanë potencialin të krijojnë kongjestion të rëndë të fytit si dhe probleme që lidhen me rrugët e frymëmarrjes ose traktin respirator", shtoi ai.

Tutlugolu tha më tej se njerëzit mund të përjetojnë reaksione alergjike që mund të jenë fatale./Motilokal.com