Rripi i sigurimit ju mbron jetën - Vendoseni atë!

Rripi i sigurimit ju mbron jetën - Vendoseni atë!

Instituti i Shëndetit Publik i Shqipërisë (ISHP), përmes një shkrimi këshillues u bën thirrje qytetarëve që ta vendosin rrypin e sigurisë gjatë vozitjes, po ashtu kërkon që të siguroni edhe fëmijët tuaj.

Këshillat e ISHP-së:

• Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor.

• Vendosni rripin e sigurisë dhe këtë kërkojeni edhe nga të tjerët.

• Vendosni rripin e sigurisë si në autostrada ashtu edhe në rrugët urbane.

• Vendosni rripin e sigurisë edhe gjatë udhëtimit me shpejtësi të ulët./Motilokal.com