Mot të ndryshueshëm pritet të kemi sot dhe në fundjavë, me vranësira, diell e reshje lokale shiu.
Sot në Kosovë do të mbajë mot i ngrohtë, kryesisht me vranësira e mundësi për riga lokale shiu. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 14 deri në 21 °C.
Dita e shtunë do të jetë me mot pjesërisht me re gjatë paradites, ndërsa pasdite me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 14 deri në 19 °C.
E diela do të mbajë mot pjesërisht me re e diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 13 deri në 21 °C./Motilokal.com
