Kosovë, shijojeni edhe këtë javë të dhjetorit, moti do të jetë si në pranverë

Kosovë, shijojeni edhe këtë javë të dhjetorit, moti do të jetë si në pranverë

Parashikimi i motit për këtë fillim jave pritet të kemi mot stabil dhe kryesisht me diell. Nga Afrika veriore depërtojnë masa të ngrohta ajrore, të cilat sjellin mot të butë, me temperatura ndjeshëm më të larta nga vlerat mesatare.

Moti në Kosovë për ditën e sotme do të mbajë mot i kthjellët. Temperaturat do të lëvizin nga 4 deri në 13 °C. Era do të fryje me shpejtësi 2 m/s në drejtim të jug-jugperëndimit.

Edhe dita e martë do të jetë mot i kthjellët. Temperaturat do të luhatën prej 5 deri në 14 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 2 m/s në drejtim të jug-jugperëndimit.

E mërkura do të mbajë mot të kthjellët. Temperaturat do të luhaten nga 7 deri në 14 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 2 m/s në drejtim të jug-jugperëndimit. /Motilokal.com