Edhe pse kemi hyrë në stinën e dimrit, do t’i shijojmë pak ditë pranvere me mot të kthjellët dhe vranësira të pakta kalimtare.
Ditët me diell dhe masat ajrore të ngrohta, pritet të sjellin temperatura në mesditë deri në 18 ºC ndërsa ato të mëngjesit do të mbeten përsëri në vlera të ulëta dhe të ftohta.
Përkeqësimi i kushteve atmosferike vjen ditën e enjte ndërsa moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura në të gjithë territorin.
Sipas parashikimit të motilokal.com, moti në Shqipëri për ditën e sotme do të mbajë mot i kthjellët. Temperaturat do të luhatën nga 12 deri në 18 °C. Era do të fryje me shpejtësi 1 m/s në drejtim të jugut.
Edhe dita e martë do të jetë me mot të kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 12 deri në 17 °C.
Moti për ditën e mërkurë do të mbajë mëngjesi pjesërisht me re, ndërsa mesdita me vranësira. Temperaturat do të sillen prej 11 deri në 18 °C. /Motilokal.com
