Kuptohet që çdo lloj aktiviteti fizik është i dobishëm dhe tani ekspertët kanë përcaktuar se sa herë në javë duhet të stërviteni për të vënë re rezultatet e dëshiruara në të ardhmen.
Lloji i trajnimit që zgjidhni varet nga aftësia, qëllimet, pajisjet dhe, në fund të fundit, koha e lirë.
Trajneri Tom Mans i tha revistës Independent se duhet të stërviteni të paktën tre herë në javë. Katër ose pesë stërvitje në javë janë ideale, por ky qëllim është i paarritshëm për shumicën e njerëzve, ndaj është mirë të kufizoni veten në tre.
"Ky numër stërvitjesh e ekspozon trupin tuaj ndaj një stimuli mjaft të madh. Së shpejti do të bëheni më të fortë dhe do të humbni peshë", tha ai.
Disa njerëz pretendojnë se mjafton të ushtroni vetëm gjysmë ore, por Mans beson se duhet të stërviteni nga 45 minuta në një orë. Ai rekomandon 10 minuta ngrohje, 30-40 minuta stërvitje me peshë dhe 5-10 minuta për pushime.
“Mund të stërviteni për dy ditë rresht, por jo më shumë se kaq. Mos e teproni”, tha ai.
Nëse nuk pushoni, do të mbingarkoni nyjet e muskujt dhe mund të lëndoheni rëndë. Një plan i mirë ushtrimesh përfshin përdorimin e peshave, por edhe stërvitjen kardiovaskulare.
Mans gjithashtu thekson rëndësinë e gjumit cilësor. Ju duhet të flini të paktën shtatë orë çdo natë që trupi juaj të rikuperohet pas stërvitjes./Motilokal.com
