Evropa po përballet me stuhitë dimërore me reshje të dendura bore, duke mbuluar pjesë të mëdha të Francës dhe Gjermanisë që nga sot, sipas parashikimit të fundit të motit nga BBC.
Agjencia e motit në Francë tashmë ka lëshuar pesë paralajmërime të motit përpara stuhisë, e cila gjithashtu kërcënon të sjellë stuhi të rrezikshme, duke prodhuar kushte të ngjashme me erëra të forta. Meteorologja e BBC, Sarah Keith Lucas paralajmëroi se moti i ligë mund të zgjasë edhe gjatë fundjavës.
Ajo tha: “Kemi një mot të paqëndrueshëm në gjithë Evropën në ditët e ardhshme. Një rrymë e fortë përgjatë Atlantikut po lëviz nën presion të ulët.
Zyrtarët francezë kanë paralajmëruar se ata që jetojnë në vijën bregdetare janë më të rrezikuarit për shkak të erërave të forta që arrin shpejtësinë deri në 150 km/orë dhe dallgëve që tejkalojnë 10 metra.
Shërbimi i Motit Gjerman (DWD) po parashikon që Berlini mund të përjetojë edhe reshjet e para të dimrit.
Temperaturat në kryeqytetet më të mëdha të Evropës do të arrijnë deri në 6 °C këtë fundjavë.
Kjo mund të sjellë kaos gjatë udhëtimeve, pasi dëbora dhe akulli vështirësojnë qarkullimin rrugor.
Në Potenca të Italisë një çati u shkëput duke rënë në një palestër ku po stërviteshin një grup të rinjsh plagosi 8 prej tyre, më rëndë veçanërisht një 28-vjeçare.
Autoritetet njoftojnë se janë shtuar fenomenet ekstreme të motit, me përjetime brenda pak ditëve të shirave, borës, erërave dhe stuhive, që detyruan një ditë më parë edhe mbylljen e shkollave, parqeve e institucioneve fetare.
Edhe Skocia u godit nga erëra të forta me shpejtësi mbi 200 kilometra në orë duke shkaktuar përmbysjen e të paktën dy kamionëve që lëviznin në një autostradë të hapur.
Masa e paqëndrueshme zbriti nëpër Alpe dhe në Adriatik, ku ka formuar zona me trysni të ulët që deri të dielën do të përkthehen në stuhi, shi e dëborë në pjesën më të madhe të Greqisë. /Motilokal.com
