Fundjava me borë në Rugovë dhe Brezovicë

Fundjava me borë në Rugovë dhe Brezovicë

Stina e dimrit për shumë persona është një nga stinët më të preferuara. Natyra është e mrekullueshme, nuk ka ndotje ajri e për më tepër gjatë stinës së dimrit, i bardhi i borës i mbulon duke i bërë edhe më mahnitëse.

Në stinën e dimrit të pasionuarit pas bjeshkëve mezi s’presin që të shijojnë bardhësinë e maleve për të thithur ajrin e pastër dhe për të kaluar një fundjavë të paharruar.

Por si do të jetë moti në këtë fundjavë në bjeshkët e Kosovës?

Sipas parashikimit të motilokal që nga mbrëmja e sotme kanë filluar reshjet e borës në Brezovicë. Temperatura momentale është -1°C.

Moti për ditën e shtunë në Rugovë do të mbajë mot i freskët mëngjesi me vranësira dhe reshje bore, ndërsa në mesditë pritet të ketë mjegull. Temperaturat do të lëvizin prej 0 deri në 3 °C. Era do të fryjë 2 m/s në drejtim të veriperëndimit.

E diela do të mbajë mot të kthjellët dhe të ftohtë. Temperaturat do të lëvizin prej -3 deri në 6 °C.

Edhe në Brezovicë pritet të bie borë gjatë natës së shtunë, ku do të ketë ngrica në mëngjes. Gjatë ditës së shtunë priten edhe reshje shiu. Temperaturat pritet të lëvizin nga 3 deri në 7 °C. Era do të fryjë 1 m/s në drejtim të veri-verilindjes.

E diela do të mbajë mot i freskët dhe të kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin nga 5 deri në 11 °C. /Motilokal.com