Marrëveshja e Gjelbër – prioritet i politikave evropiane në vitet e ardhshme

Marrëveshja e Gjelbër – prioritet i politikave evropiane në vitet e ardhshme

Pothuajse çdo aspekt kryesor i ekonomisë evropiane do të rivlerësohet në dritën e imperativave të klimës dhe emergjencës ekologjike, sipas planeve të reja të përcaktuara nga Komisioni Evropian.

Natyra gjithëpërfshirëse e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane – e cila përfshin ajrin që thithim mënyrën se si rritet ushqimi, nga mënyra se si udhëtojmë në ndërtesat që banojmë – u vendos në një varg dokumentesh, pasi Ursula von der Leyen, kryetarja e re e komisionit, bëri thirrjen e saj për shtetet anëtare dhe parlamentarët në Bruksel për të mbështetur propozimet, të cilat do të përfaqësonin rishikimin më të madh të politikës që nga themelimi i BE-së moderne.

“Marrëveshja e Gjelbër Evropiane është përgjigja e Evropës ndaj thirrjes së qytetarëve tanë. Është një marrëveshje nga Evropa, për Evropën dhe një kontribut për një botë më të mirë. Çdo evropian mund të jetë pjesë e ndryshimit”, tha Ursula von der Leyen.

Ajo në fjalën e saj tha: “A duam ne, njerëzit, të vazhdojmë të jetojmë mirë dhe të sigurt në këtë planet? Njerëzimi po përballet me një kërcënim ekzistencial – e tërë bota ka filluar ta shohë. Pyjet po digjen prej Amerikës deri në Australi. Shkretëtirat po rriten në Afrikë dhe Azi. Rritja e niveleve të detit po i kërcënon qytetet tona evropiane dhe ishujt e Paqësorit. Njerëzimi ka parë fenomene të tilla edhe më parë, por jo me këtë shpejtësi.”

Kryetarja e komisionit evropian tha se shkenca na thotë që mund ta ndalojmë këtë epidemi, por koha po na mbaron. Komisioni i ri Evropian nuk po humbë kohë së koti. Sot, më pak se dy javë qëkur kemi marrë mandatin tonë, po e paraqesim hartën tonë rrugore për një Marrëveshje të Gjelbër Evropiane.

“Qëllimi ynë është të bëhemi kontinenti i parë joklimatik deri në vitin 2050, duke e ngadalësuar ngrohjen globale dhe zbutur efektet e saj. Kjo është detyrë për brezin tonë dhe të ardhshëm, por ndryshimi duhet të fillojë tani – dhe e dimë që mund ta bëjmë”, theksoi ajo.

Ursula von der Leyen deklaroi se marsin e ardhshëm do ta propozojnë Ligjin e parë evropian për klimë për ta përcaktuar rrugën përpara dhe për ta bërë atë të pakthyeshme: investitorët, inovatorët dhe sipërmarrësit kanë nevojë për rregulla të qarta për t’i planifikuar investimet e tyre afatgjata.

Kryekomisoneria tha se nëntë prej dhjetë qytetarëve evropianë kërkojnë veprime vendimtare për klimën. Fëmijët tanë mbështeten në ne. Evropianët dëshirojnë që Bashkimi i tyre të veprojë në shtëpi dhe të drejtojë jashtë vendit. Pikërisht këto ditë, e tërë bota është mbledhur në Madrid për konferencën e Kombeve të Bashkuara për klimën, për t’i diskutuar veprimet kolektive kundër ngrohjes globale.

“Marrëveshja e Gjelbër Evropiane është përgjigja e Evropës ndaj thirrjes së qytetarëve tanë. Është një marrëveshje nga Evropa, për Evropën dhe një kontribut për një botë më të mirë. Çdo evropian mund të jetë pjesë e ndryshimit”, tha ajo në fjalimin e saj. /Motilokal.com