Një ciklon i fuqishëm pritet të përfshijë Kosovën ditën e premte dhe të shtunë, ku priten edhe të reshura lokale shiu, e në vise malore reshje bore.
Ndërsa nga java e ardhshme priten të ngritën temperaturat ku me e larta do të regjistrohet deri në 15 °C.
Moti në Kosovë për ditën e premte do të jetë mëngjesi pjesërisht me re, kurse mesdita pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të lëvizin nga 3 deri në 8 °C. Era do të fryje me shpejtësi 3 m/s në drejtim të jug-jugperëndimit.
Dita e shtunë do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të luhatën prej 6 deri në 9 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 4 m/s në drejtim të juglindjes.
E diela do të mbajë mot i kthjellët. Temperaturat do të luhaten nga 0 deri në 10 °C. /Motilokal.com
