Komuna e Prishtinës kërkon bashkëpunimin e të gjitha institucioneve për zgjidhjen e problemit të qenve endacak

Komuna e Prishtinës kërkon bashkëpunimin e të gjitha institucioneve për zgjidhjen e problemit të qenve endacak

Prania e madhe e qenve endacakë në kryeqytet, po rrezikon vazhdimit jetën e qytetarëve. Pre e një sulmi nga tre qenë ka qenë sot një grua në rrugën “C” në kryeqytet.

Për këtë rast përmes një komunikate ka reaguar Komuna e Prishtinës ku shpreh shqetësimin e sulmit të një qytetare nga qentë endacak.

“Jemi të vetëdijshëm për problemin shumë kompleks që kemi para vetes, dhe në këtë drejtim Kryetari Rama bashkë me kabinetin e tij ka ndërmarrë disa veprime të përkohshme për trajtimin e problemit si: Trajtimi i qenve endacak përmes procesit KSVL (Kap, Sterilizo, Vaksino, Lësho) dhe hapja e 18 pikave të reja ushqyese për qentë endacak”, thuhet në komunikatë.

Më tej komuna thotë se po punohet dhe janë inicuar procedurat për ndërtimin e strehimores për qentë endacak. Megjithatë, kjo nuk mjafton për të eliminuar në tërësi këtë problem.

“Ky problem kompleks nuk mund të zgjidhet vetëm nga Komuna e Prishtinës, andaj kërkojmë bashkëpunim dhe bashkërendim të veprimeve edhe me Qeverinë e Kosovës dhe Komunat tjera”, njofton komuna./Motilokal.com