Reshjet e shiut vazhdojnë edhe përgjatë fundjavës në Shqipëri, në zonat malore do të ketë reshje bore

Reshjet e shiut vazhdojnë edhe përgjatë fundjavës në Shqipëri, në zonat malore do të ketë reshje bore

Moti në Shqipëri parashikohet të jetë i paqëndrueshëm me vranësira mesatare dhe të dendura që do të sjellin edhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe në veriperëndim dhe jug deri mesatar në formë shtrëngatash afatshkurtra. Por nuk do të mungojnë edhe orët me diell.

Në Alpe priten reshje dëbore ndërsa në verilindje reshjet e dëborës në lartësitë mbi 800 metër.

Sipas parashikimit të motilokal.com, moti në Shqipëri për ditën e premte do të mbajë mëngjesi mot me reshje të lehta shiu, ndërsa mesdita pjesërisht me re. Temperaturat do të luhatën nga 9 deri në 12 °C. Era do të fryje me shpejtësi 2 m/s në drejtim të jugut.

Edhe mëngjesi i ditës së shtunë do të jetë me reshje të lehta shiu, kurse mesdita po thuajse i kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 9 deri në 13 °C. Era do të fryje me shpejtësi 4 m/s në drejtim të juglindjes.

Moti për ditën e diele do të mbajë i kthjellët. Temperaturat do të sillen prej 10 deri në 16 °C. /Motilokal.com