Reshjet e shiut dhe borës përmirësojnë prurjet në kaskadën e Drinit

Reshjet e shiut dhe borës përmirësojnë prurjet në kaskadën e Drinit

Reshjet e fundit të shiut dhe bores që kanë përfshirë vendin dhe veçanërisht ato mbi pellgun ujëmbledhës të lumit Drin kanë përmirësuar ndjeshëm situatën hidroenergjetike.

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) informoi sot se prurjet në kaskadën e Drinit kanë shënuar rritje duke arritur 605 m3/s, ndërsa prodhimi është 5400 MWh.

“Prurjet natyrore në kaskadë janë 605 m3/s. Niveli i liqenit të HEC-it të Fierzës është 272 metra, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-it të Komanit është 172.92 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m. Niveli i liqenit në HEC-in e Vaut të Dejës është 73.87 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bën të ditur KESH.

Prurjet natyrore në HEC-in e Fierzës llogariten 450 m3/s, në HEC-in e Komanit 140 m3/s, ndërsa në atë të Vaut të Dejës, 15 m3/s.

Sipas të dhënave të publikuara sot nga KESH, aktualisht prodhimi ditor në tre HEC-et e kaskadës llogaritet 5400 MWh, ndërsa rezerva energjetike është 543 GWh./Motilokal.com