Stabilizohet moti në Kosovë, kjo javë me diell dhe rritje të temperaturave

Stabilizohet moti në Kosovë, kjo javë me diell dhe rritje të temperaturave

Pas reshjeve të shiut dhe borës, situata meteorologjike në Kosovë po shkon drejt stabilizimit. Nga sot pritet përmirësim i motit për shkak të prezencës së masave të ajrore me presion të lartë atmosferik. Kjo javë do të ketë më shumë kthjellime e diell dhe rritje të temperaturave.

Moti sot pritet të jetë mëngjesi i ftohtë e me erë, ditën kryesisht me diell e vranësira kalimtare. Temperaturat do të lëvizin nga 3 deri në 11 °C.

Dita e martë do të mbajë mot të kthjellët dhe diell. Temperaturat do të luhatën prej 2 deri në 14 °C.

Të mërkurën pritet të mbajë mot i kthjellët e me diell. Temperaturat do të sillen nga 6 deri në 17 °C./Motilokal.com