Pas një dite të ftohtë me reshje shiu e bore që përfshi disa pjesë të Shqipërisë, nga sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme. Këto masa do të jenë të pranishme gjatë kësaj jave, duke sjell mot me diell dhe ditë pranverore me mëngjese e mbrëmje të freskëta.
Moti sot pritet të mbajë me kthjellime e vranësira kalimtare. Temperaturat do të lëvizin nga 7 deri në 14 °C.
Dita e martë do të jetë me mot të kthjellët dhe diell. Temperaturat do të luhatën prej 10 deri në 17 °C.
Të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i kthjellët e me diell. Temperaturat do të sillen nga 12 deri në 18 °C./Motilokal.com
