Të dielën moti pritet të ketë ndryshim të përkohshëm por të ndjeshëm në Shqipëri dhe Kosovë. Ndërsa nga java e ardhshme parashikohen kthjellime dhe rritje të temperaturave.
Në Shqipëri dita e diel do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot kryesisht të vranët dhe intervale me diell. Reshje shiu me intensitet mesatar pritet në të gjithë vendin, vende-vende reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave të shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonat malore në lartësinë mbi 1000 metra reshjet pritet të jenë në formën e borës.
Era do të fryjë nga veriperëndimi - jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1 deri në 7 metra për sekondë, ndërsa përgjatë vijës bregdetare deri në 15 m/sek. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 11 deri në 14 °C, ndërsa në zonat malore nga 0 deri në 2 °C.
Depërtimi i një fronti të ftohtë ditën e diel në Kosovë pritet të sjell reshje shiu, të përziera me borë. Por me rënie të temperaturave priten edhe reshje bore në disa pjesë të Kosovës. Reshje bore parashikohet edhe në viset malore. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 4 deri në 6 °C, ndërsa në viset malore nga 0 në 2 °C.
Erërat priten të fryjnë në drejtim të veriut dhe veriperëndimit me shpejtësi deri në 16 metra për sekondë./Motilokal.com
