Kryeqyteti i Gjermanisë shpall emergjencën klimatike

Kryeqyteti i Gjermanisë shpall emergjencën klimatike

Berlini i është bashkuar bashkësive në të gjithë botën, të cilat kanë deklaruar emergjencë klimatike.

Shpallja e emergjencës klimatike e kryeqytetit gjerman, i hap rrugën përpjekjeve për veprime të menjëhershme mbi ndryshimet klimatike.

Kryebashkiaku i Berlinit Michael Mueller tha se u kemi bërë me dije se duam të shkojmë përtej qëllimeve tona aktuale për të ulur emetimet e dioksidit të karbonit me 85%, krahasuar me nivelet e viti 1990.  

Ndërsa senatori Regine Guenther, i cili është hartues vendimit tha se dëshiron të përfshihet një qëllim prej të paktën 95% para vitit 2050, por nuk mund të siguronte miratimin./Motilokal.com